Mediat serbe kanë publikuar lajme të rreme se gjoja “12 foshnje kanë vdekur në Kosovë! Nuk ka Oksigjen, Katastrofe humanitare në punë”, për çka ka reaguar Ministria e Shëndetësisë së Kosovë (MSh).
MSh ka demantuar këtë lajm të rremë, i cili së pari është publikuar në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”, e më pas është shpërndarë edhe nga media të tjera serbe.
Përball një propagande të tillë nxitëse nga mediumet serbe ka reaguar edhe profesori universitar, Dren Gërguri.
“Dezinformata vjen nga mediat serbe, ekspozita nr. ∞ Është ngritur një tjetër çështje false, këtë herë një media serbe në Banja Luka, lidhur me Kosovën. Ministria e Shëndetësisë e ka demantuar këtë propagandë pasi asnjë foshnjë nuk ka vdekur. #dezinformata rajonale”, ka shkruar ai në “X”.
#Disinformation comes from the Serbian media, exhibit no. ∞ Another false issue was raised, this time a ?? media in Banja Luka ??, related to ??. @MSH_GovKS has demanted this #propaganda since no baby has died. #regionaldisinformation pic.twitter.com/DwH7UwS7JH
— Dren Gerguri (@DrenGerguri) October 5, 2023