Promovohet “Zorba”: Ngjarje si kjo janë gurë shtesë në forcimin e marrëdhënieve me Greqinë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Një histori për jetën, dashurinë dhe gjendjen njerëzore, është përshkruar në librin “Zorba” me autor Nikos Kazantzakis. Në promovimin e tij në Prishtinë, u tha se ky libër është një nismë e mirë për procesin e bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Greqisë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se ngjarjet e tilla janë gurë shtesë të forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si në kuptimin përmbajtjesor, ashtu edhe në atë formal.
"Ngjarjet e tilla janë gurë shtesë të forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Helene si në kuptimin përmbajtjesor ashtu edhe në atë formal", tha Ahmeti.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Autori i librit “Zorba”, Nikos Kazantzakis, konsiderohet një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të shquar grekë në mbarë botën.
Promovimi i librit është organizuar nga Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Albanologjisë.
Ndërsa përkthimi nga greqishtja në shqip është bërë nga Stavros Dagios.