Gjenocidi serb i kryer në Kosovë po tregohet tashmë edhe përmes një libri të autorit Bardhyl Mahmuti të cilin e sjell Qendra Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur. “Eskadronët e Vdekjes-kronikë e një kasaphane”, është romani që sjell një të vërtetë mbi popullin shqiptar në Kosovë dhe krimet e regjimit kriminal serb.
Në përurimin e këtij libri në Prishtinë, autori i librit, Bardhyl Mahmuti nuk i fshehu dot emocionet derisa i përmendi ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga prokuroria në Hagë.
E shkrimtari Agim Vinca ka thënë se ky libër duhet të përkthehet edhe në gjuhën serbe e kroate.
Ai ka thënë se autori Bardhyl Mahmuti e ka ndjekur parimin e së vërtetës, ndërkohë që ka rrëfyer se librin fillimisht e kishte lexuar në verën e vitit të kaluar gjatë një pushimi në Strugë.
Në promovimin e librit, publicisti dhe shkrimtari Adem Gashi ka thënë se Bardhyl Mahmuti e përshkruan në mënyrë tejet të veçantë karakterin e personazhit të librit.
“Në aspektin rrëfimor, Bardhyli më habitë me rrjedhshmëri e spontanitet, me kulturë, me gjetje t ë figurshme në krahasime nga më të rrallat, po flas këtu në për vijën e kompetencën e letrarit. Ai zotëron fenomenin që ne e quajmë fytyrëzim gjuhe, nga grimasa e deri të semantika e shqiptimit të fjalëve e zbulojmë karakterin e personazhit, pa pasur nevojë të na e thotë autori, veç përshkrimin që e bënë”, ka thënë ai.
“Gjuha korrekte, e saktë, e thjeshtë, e kuptueshme, e bën ‘Eskadronët e Vdekjes’ një libër të përshtatshëm për lexuesin e moshave të ndryshme. Ndërlidhja e rrëfimit, referencave kohore e rrethanore, prezenca dhe roli që bartin subjektet vulohen me pohimin e autorit në përmbyllej se ngjashmëria e përjetimeve me eceniatet e njerëzve të veçantë është bërë me qëllim. Ka disa breza që bashkërisht mund të identifikojnë vetën faqeve të këtij romani”, ka thënë ajo.
Libri “Eskadronët e Vdekjes” me autor Bardhyl Mahmuti, është botuar nga qendra Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur.
Romani i autorit Bardhyl Mahmuti është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar në shënim të ditës së gjenocidit në Kosovë, 15 janar 2021.
Promovimi i tij ka filluar tani sepse ishte shtyrë për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.