Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga Musli Krasniqi
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Në prag të shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës është promovuar libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga autori Musli Krasniqi.
Libri përmban intervista me politikanin dhe personalitetin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, të realizuara nga autori në vitet 2006-2009 dhe të botuara në shtypin e kohës në Prishtinë.
Temë kryesore e librit ishte çështja e Kosovës, por edhe temat tjera që trajtuan çështjet kombëtare shqiptare në përgjithësi. Po ashtu në libër u trajtuan edhe zhvillime historike të Serbisë dhe të politikave të saj antishqiptare, si dhe analiza të karakterit global, por gjithnjë në funksion të temës kryesore.
Hapjen e kësaj ceremonie e bëri Rina Mujku me një nga intervistat që e kishte realizuar Musli Krasniqi me Arbën Xhaferi, më 17 shkurt të vitit 2008.
Krasniqi gjatë fjalimit të mbajtur u shpreh se ky libër ishte botuar që 8 muaj dhe se sot kanë vendosur që ta promovojnë librin, pikërisht një ditë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.