Promovohet libri i tretë i monografisë “Kronikë nëpër stuhi” i Sabahajdin Cenës
Lexohet për: 2 min.
362949228_531057689145973_1959160476099188186_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në prani të familjarëve, strukturave të pushtetit lokal, ish-ushtarëve të UÇK-së dhe dashamirësve të librit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është promovuar monografia “Kronikë nëpër stuhi”, i autorit Dr. Sabahajdin Cena.

Për vlerat e librit folën Erseka Cana, Besim Muhadri, si dhe redaktori i librit Qemajl Krasniqi. Në emër të familjes Cena të pranishmit i përshëndeti i biri i profesorit, Samedin Cena.

Sipas një njoftimi të Komunës së Rahovecit, folësit ndër të tjera potencuan faktin se libri i tretë i serisë monografike “Kronikë nëpër stuhi”, që botohet pas vdekjes së autorit, përfshin dëshmorët e UÇK-së të rënë në periudhën korrik – gusht – shtator.

“Po ashtu, në këtë libër janë përshkruar edhe datëlindjet dhe dita e përjetësimit të shumë dëshmorëve anekënd Kosovës, të cilët kanë rënë në këtë periudhë kohore. Për botimin e librit u përkujdes Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, si dhe bashkëluftëtarët e profesorit të ndjerë Sabahajdin Cena. Pritet që deri në fund të këtij viti të përmbyllet botimi i katërt i kësaj monografie”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024