Promovohet “Kujtesa e Kosovës”, botimi që përmbledhë intervista të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në përkujtim të Masakrës së Krushës së Madhe është promovuar botimi 10 vëllimesh "Kujtesa e Kosovës", përmbledhje e përvojave të të mbijetuarve dhe familjarëve nga kjo masakër. Këto histori personale të banorëve do të frymëzojnë për të kujtuar se Krusha e Madhe ishte një nga vendet më të rëndësishme në Kosovë.

Gjithashtu, me këtë rast u hap edhe ekspozita e parë në të cilën prezantohen video intervista të transkriptuara që tregojnë të mbijetuarit se çka kanë parë, dëgjuar e përjetuar nga mizoria e forcave policore serbe.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ngjarja e Krushës së Rahovecit do të mbetet gjithmonë e freskët dhe nuk do të harrohet kurrë. Ajo tha se vëllimet e sotshme do të shërbejnë për gjeneratat e reja që të rikujtohen vuajtjet e popullit nga serbët

Ajo theksoi se po angazhohen që të sjellin drejtësi për krimet e luftës, sipas saj krimet e luftës serbe as nuk do të falen as nuk do të harrohen asnjëherë.

Ndërkaq, mentori i këtij projekti, Tahir Latifi tha se ka qenë e nevojshme që të dokumentohet masakra serbe përmes këtyre intervistave. Sipas tij, këto intervista në këtë mënyrë të dokumentuar mund t’i shërbejnë drejtësisë.

Ndërkaq, e mbijetuara e Krushës së Madhe, Miradie Ramadani derisa ka treguar rastet e dhimbshme që ka përjetuar në kohë luftë nga serbë, tha se ka përjetuar ferrin e vërtetë atje. Ajo tha se ka humbur burrin e saj dhe 12 meshkuj nga familja Ramadani, teksa shtoi se edhe sot i kujtohet zhurma e fëmijëve duke ikur nga serbët.

Projekti i botimit të librit me rrëfime krushianëve u promovua nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" dhe është ndihmuar financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada e ShBA-së si dhe Komuna e Rahovecit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
68
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024