Arrestohet një grua në Deçan, rrahu një burrë dhe një police
Lexohet për: 1 min.
femra arrestohet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se një grua është arrestuar në Deçan pasi që ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një zyrtare policore.

Në raportin e policisë thuhet se lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore, e cila ka pranuar trjatim mjekësor.

Policia këtë rast e ka cilësuar si dhunë në familje.

“Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025