Promovohen tabletët, personat e shurdhër do të marrin shërbime më të lehta në gjykata
Lexohet për: 2 min.
foto-gjykata-shurdher
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuniteti i të shurdhërve në Kosovë do të kenë më të lehtë të marrin shërbime nga gjykatat, pasi sot u promovuan tabletët që do t’i mundësojë të shurdhërve qasjen dhe komunikimin me stafin e gjykatave përmes lidhjes online me interpretët e gjuhës së shenjave.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, duke ofruar mbështetjen ndaj këtij komuniteti, tha se në çdo hyrje të gjykatave do të ketë tabletë që do t’i mundësojnë të shurdhërve të marrin shërbimet e tyre.

Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në të cilën u promovua tableti, Albina Shabani-Rama shprehu përkushtimin e saj për përmirësimin e qasjes në drejtësi të personave me aftësi të kufizuar.

Ofrimi i këtyre shërbimeve për personat e shurdhër u mundësua me mbështetjen e USAID-it në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i Zyrës për demokraci dhe qeverisje pranë USAID-it, Noel Bauer tha se personat e shurdhër duhet të njihen si individë të vlefshëm në shoqërinë kosovare.

Në anën tjetër, drejtori i Shoqatës të Shurdhërve në Kosovë, Enver Kurtalani, u shpreh i lumtur me përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, teksa nënvizoi se të shurdhërit nuk duhet të jenë prapa në shoqëri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Më 23 shtator shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, ndërkaq këto ditë po shënohet edhe java e komunitetit të personave të shurdhër./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025