Prokuroria tregon krejt çka u sekuestrua gjatë aksionit “Brezovica 3” ku u arrestuan dy persona
Lexohet për: 5 min.
brezovica-
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dokumente, parcela, para të gatshme, armë, fishekë, telefona janë disa nga ato çka u gjetën gjatë bastisjes në aksionin “Brezovica 3” që ndodhi të mërkurën në shtatë lokacione në Shtërpcë e ku u arrestua një doganier dhe meanxheri i një qendre skijimi në Brezovicë.

Për dy të arrestuarit që po dyshohen për kryerjen e veprës “marrje ryshfeti” Prokuroria Themelore në Ferizaj po kërkon masën e paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., - zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’, me këtë do të kryente veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33  të KPRK-së. Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

-          Dokumente të tatimit në pronë,

-          Dokumente të MMPH-së,

-          Dokumente me plane,

-          Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),

-          Lista me numra të parcelave,

-          Telefon "Samsung S7",

-          Telefon Poco X3,

-          Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,

-          Para të gatshme 705,00 USD,

-          Para të gatshme 170,00 CHF,

-          Para të gatshme 60,00 Pound,

-          Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,

-          Thika të ndryshme (13 copë),

-          Dorëz e revoles (1 copë),

-          Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)

-          Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)

-          Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),

-          Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe

-          Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

-          Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,

-          Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,

-          Një (1) jelek anti-plumb,

-          Një (1) thikë ushtarake,

-          Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,

-          Një (1) gaz maskë,

-          Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,

-          Dy (2) fishek të armës së gjatë,

-          Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,

-          Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,

-          Dy (2) fishek të pistoletës E43,

-          Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,

-          Dy (2) radiolidhje Sëiter,

-          Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,

-          Një (1) palë dylbi “Tento X50”,

-          Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,

-          Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,

-          Një (1) shufër metalike,

-          Radiolidhje Motorolla,

-          Një (1) telefon “Iphone 11” dhe

-          Një (1) telefon “Huawei”.

https://kosovapress.com/admin/aksioni-brezovica-arrestohen-dy-te-dyshuar/
https://kosovapress.com/admin/prokuroria-per-rastin-brezovica-bastisje-edhe-ne-objektin-e-komunes-se-strukturave-paralele-ne-shterpce/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpolicia-tregon-se-cka-u-konfiskua-gjate-aksionit-brezovica-3/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8barrestohen-7-persona-ne-aksionin-brezovica-3-tre-prej-tyre-ish-zyrtare-te-mmphi-se/
https://kosovapress.com/admin/konferenca-e-prokurorise-lidhur-me-aksionin-brezovica/
https://kosovapress.com/admin/svecla-per-aksionin-brezovica-do-ta-luftojme-krimin-ne-cdo-pjese-te-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/prokuroria-per-rastin-brezovica-bastisje-edhe-ne-objektin-e-komunes-se-strukturave-paralele-ne-shterpce/
https://kosovapress.com/admin/maloku-personave-te-dyshuar-ne-rastin-brezovica-u-jane-ngrire-gjashte-milione-euro/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8blargohet-nga-objekti-i-ministrise-njeri-nga-zyrtaret-e-arrestuar-per-rastin-brezovica/
https://kosovapress.com/admin/kryeprokurori-jashari-konfirmon-arrestimet-e-shtate-personave-ne-operacion-brezovica/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bish-kryetari-i-shterpces-dyshohet-se-kerkoi-para-e-dhurata-ne-kembim-te-lejeve-per-ndertime-ne-brezovice/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025