Prokuroria Speciale shënjestron tri raste të reja - kapen 30 persona
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, ku janë shenjtëruar tri raste të reja me 30 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë përfshirë shtatë persona, prej tyre katër gjenden në paraburgim dhe tre në arrest shtëpiak për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi”, “Shpëlarje e parave”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në këtë rast janë konfiskuar 257.540 euro, shtatë vetura, nëntë telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një armë e gjatë dhe një pistoletë.

Në rastin e dytë janë përfshirë 19 persona, tre prej tyre gjenden në paraburgim për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo të materieve plasëse”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nga ky rast janë konfiskuar 35 armë, katër vetura, 650 euro, dy telefona dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërsa, në rastin e tretë të shenjestruar janë të përfshirë katër persona për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ndihmës” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025