Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për kryeshefin e KEK-ut
Lexohet për: 1 min.
prokuroria foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK).

Nagip Krasniqi u arrestua të mërkurën si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat edhe për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025