Prokuroria Speciale inicon rastin ‘’skema’’
Lexohet për: 2 min.
LP4B3209 - 2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda.

Një njoftimin e prokurorisë thuhet se, kanë shënjestruar një rast të ri me katërmbëdhjetë persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

“Prishtinë, 7 nëntor 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona. Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale  “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë speciale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025