Prokuroria po interviston Shkëlzen Gashin për ekspozitën e masakrave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prokuroria po interviston Shkëlzen Gashin për ekspozitën e masakrave
Autori i ekspozitës “Masakrat në Kosovë e vitit 1998-1999” Shkëlzen Gashi aktualisht po vazhdon të intervistohet në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Ndërsa më urdhër të Prokurorisë Speciale, përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka bastisur shtëpinë e Shkëlzen Gashit me arsyetimin se ka kryer veprën “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Informacionin për bastisje e ka bërë të ditur Rron Gjinovci i cili në Facebook ka publikuar edhe fotografi gjatë bastisjes.
E gjatë ditës se sotme veteranët e UÇK-së kanë protestuar kundër kësaj ekspozite e cila për disa ditë ka qëndruar në sheshet kryesore të Prishtinës. Ndërsa mbështetje financiare ekspozita në fjalë kishte marr edhe nga Kuvendi i Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.