Prokuroria përfundoi intervistimin e dëshmitarit të pestë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prokuroria përfundoi intervistimin e dëshmitarit të pestë në rastin Thaçi dhe të tjerët
18/05/2023 - 09:20
Linku u kopjua
Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS) ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të pestë të mbrojtur, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë intervistimit, i cili ka filluar dje, vetëm një pjesë e dëshmisë është dëgjuar në seancë të hapur për publikun.
Dëshmitari i cili mban kodin 3165 ka folur për një rast në të cilin pretendon se disa persona me maska i kishin marrë të afërmit.
Ai ka thënë se i kishte përcjellur ata persona derisa të njëjtit, sipas tij, kishin nxjerrë nga vetura të afërmit e tij. Por sipas dëshmitarit, babain e tij kishin vazhduar të ja mbanin brenda.
Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.
Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.