Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin serb të dyshuar për trafikim armësh
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin serb të dyshuar për trafikim armësh
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Z.M., shtetas i Republikës së Serbisë, i dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në flagrancë më 22 korrik, pas zhvillimit të hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale.
Prokuroria bën të ditur se armët e zjarrit dyshohet se janë importuar nga Republika e Serbisë dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa më 23 korrik Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.