Prokuroria e dërgon në mbajtje gruan që sulmoi fizikisht gazetaret
Lexohet për: 1 min.
Prokuroria Themelore
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas sulmit të ekipit gazetareve në Prishtinë, Prokuroria Themelore e ka dërguar në mbajte për 48 orë të dyshuarën M.B.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me sulmin ndaj të dëmtuarave-gazetareve se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu, në këtë çështje penale sipas prokurorisë janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024