Projektligji për IVF-në, Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” me protestë para Kuvendit
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” sot ka organizuar aksionin protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Me pankartat “Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Eman, mos rrej” , “Kush na mbron prej deputetëve” ,”Shkarkoni Duda Baljen”, “Kushtetuta, ku?”, kolektivi festoi para dyerve të kuvendit, të cilat i vendosen  këto pankarta në dyert e Kuvendit.

Blenda Asllani, anëtare e Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” u shpreh se disa deputetë janë duke e gënjyer publikun.

Asllani potencoi që ky shërbim duhet të ofrohet në institucione publike që të sigurohet mbrojtje e barabartë për të gjithë.

Kërkesa e tyre është që të shkarkohet Dude Balaj nga pozita e kryetares për të drejtat e njeriut dhe se të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda Kuvendit përdorin gjuhë të urrejtjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024