Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion në parim e ka votuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ndonëse anëtarët e këtij komisioni që vijnë nga pushteti e mbështetën këtë projektligj të cilin e konsideruan si mundësi për të ndal abuzimet në kohë krizash, nga deputetët opozitar u konsiderua si kapje e tregut.
Madje, ishte nënkryetarja e këtij komisioni nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, e cila duke kundërshtuar këtë ligj e lëshoi edhe mbledhjen.
Ajo tha se ky projektligj përcakton dy lloje të masave të përkohshme siç janë caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar nga operatorët ekonomikë.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri deklaroi se ky projektligj nuk ka kaluar në konsultime publike, pasi projektligj tjetër u është prezantuar odave, ndërsa, projektligj tjetër ka ardhur në Kuvend.Si shqetësim ajo paraqiti edhe faktin që ky ligj nuk e përcakton marzhën.
Përgjigje për këto pyetje pati e para e Tregtisë në vend, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se përzgjedhje e këtij bordi iniciohet nga Qeveria e Kosovës, por për atë vendos Kuvendit i Kosovës.
Kundërpërgjigje pati ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila duke thënë se koha e Shqipërisë është gjithmonë.
Karshi ligjit, ai kërkoi mirëkuptim edhe nga partitë opozitare.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani tha se për bordin janë paraparë formulime strikte.