Mbi 80 milionë euro është vlera totale e projektit të ngrohtores solare në Prishtinë, ku mendohet se do të jetë projekti më i madh në rajon. Me këtë projekt do të rritet prodhimi i energjisë termike, ku do t’u mundësohet edhe rreth 38 mijë qytetarëve të kyçen në rrjetin e Termokos-it. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së nën-huazimit dhe nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos, u tha se ky është projekti më i madh i energjisë termike në Kosovë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se nënshkrimi i tri marrëveshjeve me Termokos-in, kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionalizimin e projektit të ngrohtores diellore të kryeqytetit.
Tutje, Murati shtoi se ky projekt ka rëndësi edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit si dhe kontribuon në tranzicionin për energji të gjelbër.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Kosova përfiton nga kjo marrëveshje.
Edhe kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani tha se përmes këtij projekti do të sigurohet ngrohje e qëndrueshme dhe e përballueshme.
E drejtori i BERZH-it në Kosovë Sergiy Maslichenko theksoi se ky projekt do të ketë përfitime ne Prishtinë, meqë siç tha ai, ndotja është e lartë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.