Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ajo ka 70 vite në fron. Monarkja ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër.
Bashkëshorti i saj, Princi Philip, Duka i Edinburgut, vdiq më 9 prill 2021, në moshën 99-vjeçare. Princi u martua me Princeshën Elizabeth në vitin 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë. çifti pati katër fëmijë: Charles, Anne, Andreë dhe Edëard.
Funerali i tij u mbajt më 17 prill 2021. Për shkak të kufizimeve të koronavirusit, vetëm 30 të ftuar u ftuan të merrnin pjesë. Fotot e mbretëreshës së ulur vetëm në kapelën e Shën Gjergjit u cilësuan si një simbol i vetmisë dhe pikëllimit të saj.
E lindur në vitin 1926, Princesha Elizabeth u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI, në vitin 1952.
E arsimuar nga mësues privatë, me fokus në historinë dhe ligjin britanik, që në kohën kur ajo ishte princesh, studioi gjithashtu muzikë dhe mësoi të fliste rrjedhshëm frëngjisht, teksa njihet për anagzhimet e saj për të ndihmuar pjesën më vulnerable të shoqërisë , vizitat ne vende të largëta dhe për pasionin e madh për kuajt.
Monarkja që në moshën 25-vjeçare, ka kaluar nga 15 kryeministra britanikë në mbretërimin e saj dhe është takuar me 13 presidentë të SHBA-së. Ajo ka mbretëruar me sukses pavarësisht tkurrjes së Perandorisë Britanike dhe ngritjen e globalizimit. Ajo e ka udhëhequr vendin përmes pasigurisë – dhe dramave të vetë familjes mbretërore.