Profesori universitar, Behxhet Mustafa, ka kujtuar akademikun Feriz Krasniqin me rastin e vdekjes së tij.
Ai tha se me vdekjen e Akademik Feriz Krasniqi kemi humbur shkencëtarin dhe intelektualin e përmasave, jo vetëm kombëtare, por dhe ndërkombëtare, teksa shtoi se ai ishte doktori i parë i shkencave të botanikës në Kosovë.
Njeriu i madh i familjes, dijes, shkencës dhe kombit akademik Feriz Krasniqi ka ndërruar jetë më 26.01 2024 në moshën 93-vjeçare. Me ndrrim jete të Akademik Feriz Krasniqi kemi humbur shkencëtarin dhe intelektualin e përmasave, jo vetëm kombëtare, por dhe ndërkombëtare. Ishte doktori i parë i shkencave të botanikës në Kosovë. Është njëri nga profesorët e parë shqiptarë që ka filluar punën si mësimdhënës në Departamentin e Biologjisë, Universiteti i Prishtinës. Ishte një ndër themeluesit e Universitetit të Prishtinës, Ishte themelvënës i herbarit dhe profesor i shumë brezave në Departamentin e Biologjisë. Ishte shpallë dhe profesor emeritus nga rektorati i UP. Të gjithë ata që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë me prof Ferizin, në punë e projekte të ndryshme, i vlerësojnë lart angazhimet dhe kapacitetet e tij shkencore dhe intelektuale. Ishte njeri që komunikonte natyrshëm si me studentët ashtu dhe me kolegët. Profesori ishte një person që kur qëndroje me të, rrethoheshe nga shumë miq. Ishte një person që ngrohte me miqësi dhe dije në çdo pikë të horizontit. Ishte një person që notonte në detin e dijës, shkencës dhe miqësisë së pafundme. Ishte një sinonim i dijës, shkencës dhe miqësisë. Ai jepte dhe merrte dije e miqësi të pakufishme në një serr diellore. Ishte ndër ata që nuk kursente dijen, këshillat, ndihmën kur studenti, kolegu, miku ishte në nevojë. Ishte nga ata personalitete që sakrifikonte veten për të tjerët. Kur kishe një hall, atë e kishe pranë, të rrinte afër. Ishe një njeri me mendje brilante, aftësi intelektuale të pashoq, zemër të kristaltë, me karakter të brishtë. Ishte një njeri me një ndershmëri shtatore, një krenari kombëtare, një dashuri arbërore, një kulturë admiruese, një modesti e rrallë. Ishte një njeri që u dhuronte dituri, mirësi e lumturi të tjerëve dhe s’kërkonte shpërblim. Një njeri që lumturia dhe dija e të tjerëve e bënte atë të lumtur. Një njeri tokësor, jo kozmik. Pra njeriu me këto cilësi ishe me një emër Feriz Krasniqi. Me fjalën e tij ëmbëlsonte çdo helmatisje të bisedave. Me kulturën dhe dijen e tij ndriçonte çdo problem profesional, shkencor dhe kombëtar. Ishte njeri që dinte të notonte në oqeanin e diturisë në të gjitha thellësitë.
Me punën e tij shkencore-hulumtuese ka kaluar kufijtë e vendit dhe rajonit. Puna e tij hulumtuese është finalizuar me botimin e artikujve të tij shkencor në të gjitha revistat e akademive të shkencave nga ajo e Sllovenisë deri në Maqedoni, por dhe në revista tjera prestigjioze më gjerë në rajon. Në këta artikuj janë prezantuar të dhëna të reja për herë të parë për shumë lloje dhe bashkësi bimore. Disa lloje dhe bashkësi bimore bartin dhe emrin e tij. Bashkëpunoi me shumë qendra dhe shkencëtar eminent të universiteteve të ndryshme. Në vitin 1980 së bashku me profesorin Ëraber nga Lubjana arriti të zbuloj një lloj të ri bimor në Pashtrik që u emërtua Cynoglosum Krasniqi-Ëraber. Lloj ky që rritet vetëm aty e askund tjetër në botë. Pastaj bashkësitë bimore Quercetum fraineto cerris scardicum Krasniqi, Polygalo-Forsythietum europaeae Bleçiç –Krasniqi etj.
Shkruan: Prof. Dr. Behxhet Mustafa, departamenti i Bilogjisë në Universitetin e Prishtinës