Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se brenda pak ditëve do të zhvillojë një takim zyrtar me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
Duke folur në takimin kremtues me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste të Durrësit. Rama theksoi se “pas disa ditësh do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do të kem me kancelarin e Gjermanisë”, deklaroi Rama.
“E para, nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania. E dyta, mbas disa ditësh do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do të kem me kancelarin e Gjermanisë. Dhe do ma falni se do ma falni vanitetin, po kjo është një pjesë që edhe më argëton pak se dhe duhet të argëtohemi ndonjëherë argëton pak me ta, sepse i bien grepit po njësoj, po njësoj edhe nuk ka nevojë për karrem fare. Edhe unë kam shumë qejf, të them të drejtën, kur i shoh që shkojnë te grepi, ba ba edhe thonë e këputëm dhe pastaj e gjejnë veten në grepin”, tha Rama.