Edhe në komunën e Kllokotit, një komunë me shumicë serbe, përkatësisht në qendrën e votimit në shkollën “Sveti Sava”, sipas komisionerëve të kësaj qendre, procesi zgjedhor ka shkuar pa asnjë problem.
Komisionerët, prapa kamerave për ekipin e KosovaPress-it, kanë thënë se dalja e qytetarëve në këtë proces zgjedhor është më e ulët sesa në zgjedhjet e kaluara.
Ndërkaq, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Kllokoti, Ibush Beqiri, ftoi qytetarët që të mobilizohen dhe të dalin të kryejnë obligimin e tyre qytetar.
Ai pret që pas këtyre zgjedhjeve të përmirësohet gjendja ekonomike dhe të ketë më shumë punësim për të rinjtë.