Problemet në furnizimin me tekste shkollore në Gjakovë raportohen në komisionin hetimor
Lexohet për: 2 min.
Komisioni Hetimor per tekste shkollore
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës, ka raportuar se gjatë subvencionit dhe furnizimit me tekste shkollore për vitin shkollorë 23/24 kanë hasur probleme të shumta.

Drejtoresha e kësaj komune Eranda Kumnova Baçi gjatë raportimit në komisionin hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, ka bërë me dije se problemi më i madh ishte se nga 6-të libraritë që janë në këtë komunë vetëm dy prej tyre e kanë bërë furnizimin me tekste shkollore por që edhe ato nuk i kanë pasur të gjitha tekstet e shtëpive botuese.

Shkaku i këtij problemi sipas drejtoreshën, shumica e qytetarëve është dashur të furnizohen nga komuna të tjera.

Ndërsa si problem tjetër është raportuar edhe aplikimi për subvencionim në E-Kosova ku shumica e prindërve kanë hasur në probleme te gjirollogaritë. Derisa ka theksuar se ka pasur prindër që nuk i kanë përdorur mjetet fare për furnizim me libra për fëmijët e tyre fare.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka pyetur Baçin se a e ka lajmëruar MAShT-i për këto probleme.

Baçi, është përgjigjur se DKA në Gjakovë ka biseduar me MAShT-in për këto probleme dhe megjithatë kanë ndihmuar edhe për komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptianë.

Ndërsa, deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza  ka pyetur se pse nuk është lajmëruar MAShT-i  se sa nxënës nuk kanë libra.

Baçi, ka shtuar se statistikat kanë dalur para dy dite të cilat tregonjë që ka pasur edhe nxënës pa subvencionim.

Pas intervistimit të drejtoreshës së Komunës së Gjakovës, do të intervistohet drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjilanit Albana Demiri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024