Pritet rënie e inflacionit në vitin 2024
Lexohet për: 2 min.
414066666_338107119018190_1136031783606639494_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përkundër vitit të kaluar, pritet që në vitin 2024 të ketë rënie të inflacionit, duke përfshirë edhe stabilitetin apo fillimin rëninen e normave të interesit.

Kështu thotë në një konferencë për media kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna derisa thekson sfidat me të cilat janë përballur bizneset gjatë vitit 2023.

Nga një anketë të bërë nga OEK me rreth 500 biznese, del se 67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuara për largimin e punëtorëve nga vendi i punës, për shkak të liberalizimit të vizave.

Ndër sfida të tjera, Rafuna potencon mungesën e porosive, personelit të kualifikuar, kapacitte teknike të vogla, vështorësitë në marrjen e kredive, kamatat e larta, ndërprerjen e energjisë elektrike e të tjera.

Derisa preznatoi punën një vjecare, kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna tha se krizat e ndryshme dhe luftërat, duke specifikuar atë Rusi-Ukrainë  kanë ndikuar në mënyrë indirekte në rritjen e inflacionir, për cka shtoi se këtë vit pritet që të ketë ulje.

Gjithashtu, vlera e mallrave të importuara në vlerë prej 6 miliardë euro, Rafuna thotë se ka pasur impakt tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

Vlera e mallrave të importuara 6 miliardë, ka pasur impakt te qytëtarëtve Republikës së Kosovës.

Ai shtoi se trendet në ekonominë e gjelbeërt vazhdojnë të rriten, duke përfshirë investimet në energj të rinovueshne, tekonigjitë mjedisore dhe praktikat e biznesit të qëndrueshëm.

Lidhur me këto trende, që do t’i pëecjellin bizneset e Kosovës, Rafuna kërkon nga qeveria  të mërren masa që do të ndihmohen bizneset.

Ndër të arriturat e Odës Ekonimike të Kosovës, Rafuna përmend koordinimin e mbi 10 memorandumeve të bashkëpunimit, realizimin e mbi 2 mijë vizitave tek kompanotë anëtare dhe jo anëtare të OEK-ut.

Tutje, potencoi trajnimin e 2 mijë kandidatëve të rinj përmes programeve të ndryshme për t’iu përgkifkur kërkesave për tregun e punës.

Pastaj, realizimin e mbi 20 takimeve me ambasadorë të huaj për te gjetur se si mund të promovihet më shumë diplomacia ndërkombëtare.

Rafuna shtoi se gjatë vitit 2023 kanë pasir mbi 200 anëtarë të rinj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025