Pritet proces i gjatë gjyqësor në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Lexohet për: 2 min.
thaqi-dhe-t-tjeret-150223-3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përfundoi seanca e parë e hapjes së gjykimit kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, proces ky, i cili pritet të zgjasë disa vjet.

Hulumtuesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, i cili e monitoroi prej afër seancën e sotme tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar foli më shumë për strukturën organizative të UÇK-së dhe prerendimet e kësaj zyre, të ngritura në aktakuzë.

Ai pret që ky proces gjyqësor të zgjasë tri apo katër vjet.

“Shyrtimi kryesor ka me qenë i gjatë, sigurisht ndoshta tre ose katër vite do të zgjasë procesi për arsye se është një numër shumë i lartë i dëshmitarëve i propozuar nga prokuroria, diku më shumë se 300 dëshmitarë prokuroria i ka propozuar dhe nëse një dëshmitar dëgjohet mesatarisht nje ditë, pastaj i kemi edhe palët tjera që kanë të drejtë me marrë në pyetje, atëherë mund të zgjasë ky proces”, tha ai.

Sipas tij, edhe vetë trupi gjykues e ka të vështirë te parashikojë kohëzgjatjen e gjykimit për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve të prokurorisë, që janë mbi 300 sosh.

Alija u shpreh se edhe në këtë proces gjyqësor pritet të ketë seanca të redaktuara e të mbyllura, kjo për shkak të dëshmitarëve, të cilëve u mbrohet identiteti.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dolën sot para trupit gjykues dhe u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, me të cilën i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar e që lidhen me krime lufte. Aktakuza ndaj tyre është komfirmuar në vitin 2020, ndërsa ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të atij viti./G.Kadrija

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025