Prishtinë, një burrë dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim për katër vepra penale
Lexohet për: 3 min.
Gjykata-Themelore-Prishtine-750x406-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka informuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.P për katër vepra penale.

Sipas gjykatës, H.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6 muaj si dhe dënimin unik me gjobë në lartësi prej 42.000 euro, të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.P për veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi  1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, Mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës dhe Shpëlarja e parave nga neni 3081 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës lidhur me nenin 56 paragrafi 1 pika 1.1 të Ligjit nr.05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Koha e kaluar nën masën e paraburgimit, H.P i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

“Konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistolet të tipit ‘’Girsan’’ të kalibrit 9mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen. Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi  1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës,    në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohen në kontestin e rregullt civil.

Ndërkohë, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025