Prishtina ishte arenë e spektaklit në basketbollin 3x3
Lexohet për: 1 min.
3x3
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Të dielën përfundoi me spektakël FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier në Prishtinë. Kjo ngjarje e basketbollit 3x3 u mbajt më 8 dhe 9 qershor, që ishte hera e parë që u organizua në vendin tonë.

Në këtë garë morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat, derisa në fund, triumfoi Azerbajxhani në të dyja konkurrencat për tu kualifikuar në FIBA 3x3 Europe Cup.

Femrat fituan me rezultat 21:12, ku Tatyana Deniskina, ishte shënuesja më e mirë me 12 pikë. Ndërkohë, meshkujt fituan me rezultat 20:18, ku Jordan Davis shënoi 12 pikë dhe u shpall MVP.

Edicioni i nëntë i FIBA 3x3 Europe Cup do të mbahet në Vjenë më 22-25 gusht, me 12 shtete apo 24 në të dyja konkurrencat. Çmimet në të dyja konkurrencat i ndau Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

Në këtë garë mori pjesë edhe Kosova në të dyja konkurrencat. Vashat e Kosovës pësuan nga Andorra, Qipro dhe Irlanda. Ndërkohë, Dardanët ndeshjet në grupe i përfunduan me një fitore e tri humbje. Dardanët fituan ndaj Armenisë 21:12, ndërsa pësuan nga Azerbajxhani, Qipro dhe Shqipëria.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024