Prishtina shpallet “Qytet Evropian i Sportit”, KOK: Është kjo një tjetër arritje e sportit tonë
Lexohet për: 1 min.
7-Prishtina - KOK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot në Parlamentin Evropian, Prishtina morri epitetin si “Qytet Evropian i Sportit”.

Lajmin e konfirmoi vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili morri pjesë në këtë ceremoni së bashku me skitaren, Kiana Kryeziu dhe drejtorin e sportit, Granit Rugova, raporton KosovaPress.

Me këtë rast, tani ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili ndër të tjera e cilësoi këtë si një tjetër arritje për sportin tonë.

“Është kjo një tjetër arritje e sportit tonë, veçanërisht Prishtinës, sukses ky në të cilin kontribuoi edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK përgëzon drejtuesit e komunës, me kryetarin Përparim Rama, dhe njëherit ju shprehim gatishmërinë për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të sportit kryeqytetas dhe më gjerë”, shkroi në komunikatën e KOK-ut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024