Kanë përfunduar të dy përballjet e sotme të Superligës së Kosovës në basketboll, të vlefshme këto për xhiron e 27 të këtij sezoni, ku kemi rezultate tejet interesante.
KB Vëllaznimi e ka regjistruar fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni, pasi që kuqezinjtë e kanë mposhtur Ponte Prizrenin 82:79 (21:16, 25:22, 20:23, 16:18), raporton KosovaPress.
Më i miri i ndeshjes ishte Damonte Dodd i Vëllaznimit me 15 pikë, 17 kërcime e pesë asistime, kurse më i dalluari te Ponte Prizreni ishte Wayne Arnold me 27 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Vëllaznimi tani ka nëntë fitore e 18 humbje, kurse Ponte Prizreni tetë fitore e 19 humbje, por kuqezinjtë i kanë mundur katër herë prizrenasit në këtë edicion. Ponte Prizreni do të luajë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë.
Më të mirët te Prishtina ishin Nate Grimes me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Both Gach me 20 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.
Ndërkaq, më të dalluarit te Rahoveci ishin Igor Chumakov me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Jack Pagenkopf me 19 pikë, katër kërcime e tre asistime.