Prishtina Mall me transport pa pagesë edhe nga Fushë Kosova
Lexohet për: 2 min.
prishtina-mall
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prishtina Mall po dëshmon përkushtimin e saj ndaj klientëve me lansimin e linjë së re të udhëtimit pa pagesë nga Fushë Kosova deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas.

Prishtina Mall përkujdeset që vizitorët të kenë qasje dhe udhëtim të lehtë nga dy destinacione udhëtimi pa pagesë me destinacion Prishtina Mall, duke filluar nga destinacioni ekzistues nga rrethi i flamurit në Prishtinë deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas, si dhe tash me linjën e re nga rrethrrotullimi në Fushë Kosovë deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas.

Tani mund të planifikoni ardhjen tuaj në Prishtina Mall, duke udhëtuar pa pagesë nga këto dy destinacione:

  • Rrethrrotullimi Fushë Kosovë – Prishtina Mall, çdo 1 orë
  • Rrethi i Flamurit, Prishtinë – Prishtina Mall, çdo 20 minuta

Linjat janë aktive çdo ditë, linja nga rrethi Fushë Kosovë – Prishtina Mall dhe anasjelltas është aktive nga ora 13:30 deri në 22:00 me nisje çdo 1 orë me nisjet dhe kthimin tek Stacioni Hekurudhor dhe Rrethrrotullimi, ndërsa linja Rrethi i Flamurit, Prishtinë – Prishtina Mall është aktive nga ora 08:00 deri në 01:20 me nisje çdo 20 minuta gjatë sezonës verore, pasi që orari i rregullt është 08:00 – 22:30.

Prishtina Mall me këtë shërbim pa pagesë synon të ofroj një eksperiencë të këndshme duke lehtësuar udhëtimin për të gjithë.

Prishtina Mall, kujdeset për ju!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024