Qendra që konsiderohet si më e madhe tregtare “Prishtina Mall” pritet të hapet më 9 mars të këtij viti. Rreth 80 për qind e dyqaneve do të hapen me datën 9, ndërsa të tjerat në muajt në vazhdim. Qendra më e re tregtare me sipërfaqe 250 mijë metra katrorë do të ketë mbi 200 brende prestigjoze ndërkombëtare, si dhe do të hap mbi 2500 vende të punës. Kështu u tha nga Kryetari i bordit të aksionarëve në “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi njëherësh pronar i “Jysk” dhe “KFC” për Kosovë.
Zymberi tha se kjo qendër në rend të parë ka për fokus argëtimin. Sipas tij karakterisitkë në këtë qendër është edhe kinemaja, e cila siç thotë ai është më e madhja në Evropën Juglindore.
Zymberi mes tjerash tha se kjo qendër deri tani ka treguar potencial të mirë ekonomik. Derisa shtoi se numri i të punësuarve do jetë më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë në vend.
“Gjatë procesit të ndërtimit kanë qenë të involvuar mbi 2 mijë persona, kurse permanentë të punësuar, në menaxhimin e të gjitha bizneseve përbrenda qendrës do e tejkalon numrin 2500 të punësuar në mënyrë permanente, pa i përfshirë të punësuarit indirekt, që japin shërbime jashtë për Prishtina Mall. Të punësuar më shumë në një vend të punës nuk ka në Kosovë dhe investimi më i madh privat që ka ndodhur ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor që ne gjendemi, investimi më i madhi privat...3:29 Deri tash ka treguar mirë (potenciali ekonomik) nga përvoja, që ne faktikisht në Kosovën e re këto 20 vitet e fundit, numrat çdo vit shkojnë duke u rritur, normal që ne do të bëjmë shumë më mirë, diçka më ndryshe që përveç klienturës së qytetarëve të Kosovës që do i kenë këtu, do i kem edhe qytetarët nga pjesët tjera, Shqipëria, Maqedonia Perëndimore dhe pjesë tjera. Ideja është që kjo të jetë një qendër destinimi për gjithë”, tha mes tjerash Zymberi.
“Shpresojmë që kjo situatë do të qetësohet dhe normal kjo situatë nuk ka qenë në favorin tonë, kjo që ndodhi në veriun e Mitrovicës. E dimë që ata që nuk na duan neve na sulmojnë ekonomikisht, jo direkt por mundohen indirekt dhe kjo gjithmonë krijon këso probleme. Por, jemi zakonisht të lumtur që qendra të tilla sikur kjo është e pamundur të hapen të gjitha në të njëjtën kohë, me rendësi që 80 për qind janë të gatshme”, shtoi Zymberi.
Alvaro Costa, pronar në këtë qendër tregtare, ka deklaruar se 80 për qind e bizneseve janë gati për të filluar punën me 9 mars. Ndërsa, tha se do ketë risi edhe me marka të reja që nuk kanë qenë ndonjëherë në Kosovë.
10 investitorë vendorë janë bashkuar për ta ndërtuar këtë qendër e cila pritet të hapet së shpejti. Me një hapësirë prej mbi 250 mijë metrave katrorë, Prishtina Mall do të jetë shtëpi e mbi 200 brendeve prestigjoze ndërkombëtare, do të ofrojë të gjitha llojet e ngjitjeve, kërcimeve dhe lojërave, do ta ketë liderin e operatorëve të kinemave në Evropë me teknologjinë më të re, e shumëçka tjetër.
Ndryshe, ky projekt pritet t’i hap mbi 2,500 vende të punës./E.Krasniqi