Prishtina kërkon Kupën e Kosovës për herë të tetë në histori
Lexohet për: 2 min.
photo by: @Shpend Ahmeti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prishtina do të kërkojë që ta rrëmbejë Kupën e Kosovës për herë të tetë në historinë e klubit dhe këtë do ta kërkojë në finalen e madhe kundër Gjilanit.

Bardhekaltrit me dy fitoret në gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë me rezultat të përgjithshëm prej 8-1, është kualifikuar për herë të 11-të në finale të Republikës së Kosovës që nga mëvetësimi i futbollit tonë.

Nga 10 finale, Prishtina ka fituar 7-herë trofeun e çmuar të Kupës. Në katër finalet e fundit, skuadra ka triumfuar në të gjitha këto duke humbur vetëm në tre sosh.

Duhet theksuar po ashtu që asnjë trajner nuk e ka fituar më shumë se një trofe.

Më poshtë gjeni vitet kur skuadra ka luajtur finalet, vendin e zhvillimit të ndeshjes edhe kryetrajnerët që i kanë prirë ekipit.

1993/94, Dumnicë, Podujevë: Prishtina – Vëllaznimi 1-0 (Jusuf Tortoshi)

1994/95, Sadovinë, Viti: Prishtina – Dukagjini 1-0 (Burim Hatipi)

2002/03, Prishtinë: KEK-u – Prishtina 3-1 (Ajet Shosholli)

2005/06, Prishtinë: Prishtina – Drenica 1-1 (5-4) pen. (Ramiz Krasniqi)

2008/09, Prishtinë: Hysi – Prishtina 2-1 (Afrim Tovërlani)

2010/11, Prishtinë: Besa – Prishtina 2-1 (Ramiz Krasniqi)

2012/13, Prishtinë: Prishtina – Ferizaj 1-1 (4-3) pen. (Afrim Tovërlani)

2015/16, Prishtinë: Prishtina – Drita 2-1 (Fadil Berisha)

2017/18, Mitrovicë: Prishtina – Vëllaznimi 1-1 (5-4) pen. (Mirel Josa)

2019/20, Prishtinë: Prishtina – Ballkani 1-0 (Armend Dallku)

2022/23, Prishtinë: Prishtina – Gjilani ?-?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024