“Prioritet mbi prioritetet e mia”, Mulaj takon bizneset në Istog
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
besim-mulaj-20-01-25
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj ka zhvilluar takime me disa biznese në Istog.

Ai u zotua për përkrahje të vazhdueshme për bizneset, rritje të subvencioneve, krijim të zonës ekonomike në Istog si dhe ulje të TVSH-së në 8%.

“Sot pata nderin që së bashku me kandidatët për deputet nga LDK e Istogut, kryetarin e nëndegës së Istogut z. Driton Alihajdari dhe asambleisten Liridona Lajqi, të organizojmë dhe të realizojmë takime me disa nga bizneset që po e bëjnë Istogun krenar. Takimin e nisëm me kompanitë Agroproduct Shpk dhe Blif, të cilat janë ambasadore të produkteve të Istogut në tregun evropian. Pas tyre, patëm kënaqësinë të takojmë znj. Mire Bytyqi, një grua e fuqishme dhe e suksesshme që ka ndërtuar një biznes të suksesshëm në fushën e tekstilit”, tha ai.

“Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm, dhe së bashku mund ta çojmë përpara”, shtoi Mulaj.

Artikull i sponsporizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025