Kryetari i PD, Sali Berisha, doli në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së dielës pas përfundimit të primareve në këtë parti dhe rezultateve të para, ku janë përcaktuar kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Berisha u shpreh se primaret ishin një garë fisnike, e pashembullt më parë.
Më tej, ai tha se PD është forca më e fuqishme aktualisht në vend. “Dua të theksoj se sot ishte hera e pestë, që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi, që në një hark kohorë në më pak se 12 muaj të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj 5 herë votën e tyre. Kam bindjen se çdo anëtar i PD, simpatizantët e saj, ndjehen më të lirë, më dinjitozë, më të motivuar se kurrë, në idealet e tyre demokratike. Kjo forcë politike përmbysi procedurën e përfaqësimit dhe të zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendorë, të saj. PD është sot forca më e fuqishme e vendit”, tha Berisha./A2
Kandidatët e PD për kryetar bashkie
2.Gjirokastër Dorjan Lani
3.Poliçan Behar Xhaferraj
5. Vau Dejës Zef Hila
6. Selenicë Leonard Rakipaj
8. Roskovec Nerdit Hazizaj
9.Kolonjë Ethem Lumani
11.Patos Sofie Alushaj
12.Berat Zija Ismaili
14.Memaliaj Albert Malaj
15.Shijak Rezart Tushaj
17.Libohovë Adil Xhelili
18.Lushnje Edurat Sharkaj
20.Kurbin Behar Haxhiu
21. Divjakë Aurel Malko
23.Rroskovec Erdit Hazizaj
24.Vorë Indrit Hoxha
26.Vlorë Hysni Sharra
27.Durrës Igli Cara