Prezantohet Projektligji i ri për Sport, këto janë risitë
Lexohet për: 1 min.
Osmani-080224
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport është bërë shqyrtimi në parim i projektligjit të ri për sport i cili planifikon të sjellë disa ndryshime në këtë fushë.

Në prezantimin e projektligjit, zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani ka thënë se ky ligj është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me federatat sportive dhe se ai parasheh ndarjen e përgjegjësive përbrenda sistemit sportiv duke krijuar disa mekanizma të reja.

Për më tepër, Osmani bëri të ditur se ligji parasheh edhe adresimin e të drejtave të sportistëve që kanë dhënë kontribut në kohën e okupimit si dhe krijon edhe standart të ri për infrastrukturën sportive

Ajo ka bërë thirrje që ky ligj të votohet sa më parë që të jetë e mundur sepse kjo mundëson edhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025