Një ditë para panairit të turizmit, Organizata Turistike e Ulqinit, ka prezantuar ofertën e këtij vendi bregdetar. Aty është bërë thirrje që edhe këtë vit, shqiptarët nga Kosova të zgjedhin rivierën ulqinake.
Vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë rreth 60 mijë pushues nga Kosova që kanë zgjedhur këtë ofertë, duke realizuar rreth 300 mijë fjetje.
"Industria e turizmit është e rëndësishme sepse jep një kontribut të madh si Ulqinit, po ashtu edhe shtetit të Malit të Zi. Ulqinin e vizitojnë shumë turistë, por më të veçantë dhe më të afërmit për ulqinakët janë pushuesit nga Kosova, me të cilët e ndajmë gjuhën, kulturën dhe etninë”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka thënë se ndjehen të obliguar që pushuesve nga Kosova tu ofrojnë një përvojë të paharruar, përmes traditës së tyre të mikpritjes.