Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani shprehu vlerësimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Katarit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën.

“Osmani shprehu besimin për vazhdimin e mbështetjes nga Katari si në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ashtu edhe në fuqizimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Osmani dhe Al Dosari, ndër të tjera diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në veçanti në fushën e ekonomisë, bujqësisë, energjisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera. Gjithashtu, u diskutua edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024