Presidentja Osmani merr urim për ditën e pavarësisë nga presidenti i Konfederatës Zvicerane
Lexohet për: 1 min.
1 . Vjosa Osmani
3 vite më parë
Linku u kopjua

 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.

Në një komunikatë për medie thuhet se Cassis ka theksuar bashkëpunimin mes dy shteteve, e që siç ka thënë ai, është i shkëlqyer.  

“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer si dhe marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat e mëdha globale dhe rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Cassis .

Bëhet e ditur se në fund të telegramit, presidenti Cassis, ju ka uruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një të ardhme paqësore dhe të begatshme.

https://kosovapress.com/admin/osmani-pranoi-urimet-per-diten-e-pavaresise-nga-mbreteresha-e-britanise-se-madhe/
https://kosovapress.com/admin/osmani-per-urimin-e-presidentit-gjerman-kosova-eshte-me-fat-qe-ka-prane-gjermanine/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bosmani-per-urimin-e-biden-te-bekuar-te-kemi-ne-krah-nje-aleat-si-shba/

https://kosovapress.com/admin/biden-uron-kosovaret-vend-te-vecante-ne-zemren-time-mbeshtes-perpjekjet-per-marreveshjen-finale-me-serbine/
https://kosovapress.com/admin/osmani-priti-ne-takim-ambasadorin-rohde-pranoi-urimet-per-14-vjetorin-e-pavaresise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025