Presidentja Osmani i quan të tejkalueshme dallimet me Kurtin
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin, Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetarë.
Vjosa Osmani e konsideroi domosdoshmëri koordinimin ndër-institucional për çështje të interesit nacional. Kjo e fundit tha se nuk është vetëm çështje teknike, andaj angazhohet për raporte korrekte ndër-institucionale.
Presidentja Vjosa Osmani shtoi se s'ka asnjë luftë politike me qeverinë dhe kryeministrin Kurti, por shtoi se do të angazhohet për marrëdhënie dhe bashkëpunim korrekt.
E para e shtetit, Vjosa Osmani nënvizoi edhe nevojën e respektimit të kushtetutshmërisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbi këtë parim ajo tha se pret të trajtohen edhe propozimet e ardhshme për këtë temë.
Këto komente Osmani i bëri pas takimit me kryetarët e komunave të Kosovës./KosovaPress