Presidenti i Rumanisë i hyn garës për pozitën e shefit të NATO-s
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën se do të kandidojë për pozitën e shefit të NATO-s, duke u zotuar për “rinovim të perspektivës” në këtë kohë kritike për aleancën.

Në dy vjetët e fundit, aleanca perëndimore e mbrojtjes ka funksionuar në një ambient sfidues të sigurisë, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Kam vendosur t’i hyjë garës për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”, ka thënë Iohannis, shteti i të cilit kufizohet me Ukrainën.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, besohet se është në krye të garës për të udhëhequr aleancën dhe për të zëvendësuar Soltenbergun, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë shprehur mbështetje për kandidimin e tij potencial.

Megjithatë, Hungaria ka thënë se nuk do ta mbështesë Rutten, i cili e ka kritikuar në të kaluarën Qeverinë e Hungarisë.

Pasardhësi i Stoltenbergut – ish-kryeministrit të Norvegjisë, i cili e ka mbikëqyrur NATO-n për një dekadë – pritet të shpallet pak para samitit të aleancës që do të mbahet në korrik në Uashington.

“Duke e marrë parasysh kontekstin aktual të sigurisë, besoj që është koha që shteti ynë të marrë më shumë përgjegjësi brenda udhëheqësisë euroatlantike”, ka thënë Iohannis përmes një deklarate, shkruan REL.

Sipas rregullave të NATO-s, asnjë vendim nuk konfirmohet pa u arritur konsensusi për një kandidat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024