Presidenti i Malit të Zi kërcënohet me vdekje
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe kandidatja për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviç Stankoviç janë kërcënuar me jetë nga e njëjta llogari në twitter.

Prokuroria Themelore e Shtetit në Malin e Zi ka lëshuar urdhër që të kontrollohet se kush e kërcënoi Presidentin e Malit të Zi dhe zonjën e parë, Milo dhe Lidija Gjukanoviç, nga llogaria në Twitter.

Kreu i prokurorisë, Dushko Milanoviq tha se janë duke u punuar në këtë rast, raporton Vijesti.

Sipas llogarisë në twitter një person me emrin Boris Jankoviç i shkruan Presidentit Gjukanoviç se “do të ndodhë me ty Gjukanoviç që të rrish me Lidian tënde si Benito me të dashurën e tij Clara Petacci. “Të respektojmë Malin e Zi”, do të zbardhë dita e hakmarrjes dhe e revanshizmit”.”

Nga ai profil janë dërguar kërcënime edhe ndaj deputetes dhe kandidates për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviç Stankoviç, e cila ka denoncuar në polici.

“Këtu le të themi Draginja Vuksanoviç Stankoviç, po ta takoja diku në rrugë, pa asnjë sekondë, do ta gjuaj dhe do ta lija të shtrirë në një pellg gjaku, nuk do t'ia shtrija kurrë dorën një gruaje. Do ta vrisja për shkak të shumë deklaratave të liga se populli serb ishte gati ta vriste”, thuhej në mesazhin në twitter.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024