Presidenti i Kinës arrin për vizitë në Francë
Lexohet për: 2 min.
5475454
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Lidhjet mes Kinës dhe Francës janë një shembull i bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit midis vendeve me sisteme të ndryshme, tha sot presidenti kinez Xi Jinping gjatë vizitës në Francë për të shënuar 60-vjetorin e marrëdhënieve bilaterale diplomatike. Zhvillimi i marrëdhënieve midis dy vendeve sjell "stabilitet dhe energji pozitive në një botë të trazuar", tha Xi, i cili po viziton Evropën për herë të parë në pesë vjet dhe sot ka mbërritur në Paris, ku u takua me kryeministrin francez. Në vazhdim të vizitës të hënën, ai do të takohet me homologun francez Emmanuel Macron, i cili synon të angazhohet në "reciprocitet" tregtar dhe të kërkojë një zgjidhje për luftën në Ukrainë, duke qenë se presidenti kinez vazhdon të tregojë mbështetje për Rusinë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do t'i bashkohet bisedimeve mes Xi dhe Macron në Pallatin Elysee të hënën. Kreu i superfuqisë aziatike donte që kjo vizitë në Evropë, e para nga 2019, “të respektonte ekuilibrin diplomatik.” Pas vizitës shtetërore në Francë, presidenti kinez do të vizitojë Serbinë dhe Hungarinë, dy vende që kanë mbetur afër Moskës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024