Presidenti i Iranit-Trumpit: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin tonë pa kushte
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti i Iranit-Trumpit: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin tonë pa kushte
Iran1234
07/03/2026 - 14:14
Linku u kopjua

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi të shtunën se vendi i tij nuk do të dorëzohet kurrë, ndërsa ushtria iraniane vazhdon shkëmbimin e sulmeve me Izraelin dhe veprime të hakmarrjes në disa vende të Gulf.

Deklarata e Pezeshkian erdhi pak ditë pas fjalimit të Donald Trump, i cili tha se SHBA nuk do të negociojë me Teheranin pa “dorëzimin e pakushtëzuar” të tij.

Në një fjalim televiziv shtetëror, Pezeshkian tha: “Ata do t’i marrin me vete në varr ëndrrat e tyre për dorëzimin tonë pa kushte”, transmeton Top Channel.

Që nga vrasja e Ali Khameneit një javë më parë, një këshill udhëheqës prej tre personash mban pushtetin në vend deri në emërimin e pasardhësit. Ky këshill përfshin Pezeshkian, kreun e vijës së ashpër të gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe klerikun e lartë Alireza Arafi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026