Presidenti i Finlandës uron presidenten Osmani për pavarësinë e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
fin
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Alexander Stubb, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në mesazhin e tij, Presidenti finlandez ka përcjellë urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie”, njofton Zyra e Presidencës në Kosovë.

Gjithashtu, Presidenti i Finlandës ka shprehur pritshmëritë e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe  në mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025