Presidenti i Austrisë dekoron violinistin Shkëlzen Doli
Lexohet për: 1 min.
shkelzen-doli-5
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë, anëtar i orkestrës filarmonike të Vjenës, Shkëlzen Doli, u dekorua me titullin e nderit të Austrisë nga Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.

Publiku shqiptar e kujton ende videon e bukur me muzikë shqiptare të realizuar prej tij, që u transmetua gjatë koncertit të madh të Vitit të Ri në mbarë botën, shkruan Topchanel. I papërsëritshëm do të mbetet gjithashtu koncerti në Teatrin e Operas e Baletit, më 2017-n, ku me turneun Albanian Soul, i ka bërë muzikantët vjenezë të luanin Moxartin, duke mbajtur qeleshe shqiptare në kokë.

Shkëlzen Doli është lindur në Elbasan në vitin 1971 dhe më pas është rritur në Gjakovë. I shkolluar për muzikë në Vjenë, Shkëlzen Doli shumë shpejt ka arritur që të bëhej pjesë e Orkestrës Filharmonike të Vjenës në vitin 1995. Që atëherë, Doli është afirmuar ndërkombëtarisht duke realizuar një numër turnesh ndërkombëtare si solist, nga Evropa në Azi, në Amerikë të Veriut e Afrikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025