Presidenti bullgar komenton takimin me presidenten e shtetit të Maqedonisë së Veriut
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
BTA - President Rumen Radev 16 September 2024
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti Rumen Radev komentoi vizitën e presidentes së shtetit të Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje javën e kaluar. Ajo mbërriti të premten dhe u mirëprit nga homologu i saj bullgar. “Unë pres që kjo aspiratë e deklaruar për hapje, për konstruktivizëm të merret nga qeveria e Maqedonisë së Veriut”, tha Radev të hënën.

“Të jemi të qartë, kjo nuk ka qenë as vizitë shtetërore e as vizitë pune dhe shpresoj se së shpejti presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë një vizitë shtetërore me të gjitha ceremonitë zyrtare sipas protokollit dhe kjo do të kontribuojë edhe në marrëdhëniet tona”, shtoi ai.

Radev tha se është e rëndësishme se çfarë do të bëjë Bullgaria tani e tutje për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së thirri të hënën ambasadorin bullgar në Shkup Zhelyazko Radukov për të shpjeguar pse mungonte flamuri kombëtar i Maqedonisë së Veriut në një foto të Presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të bërë në Sofje të premten.

Në foto, Rumen Radev nga Bullgaria dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga Maqedonia e Veriut shihen duke qëndruar para flamujve të Bullgarisë dhe BE-së, por jo të Maqedonisë së Veriut.

Të shtunën, kabineti i presidentes së Maqedonisë së Veriut tha se do të kërkonte një shpjegim nga pala bullgare.

Për shkak të fotos, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) e quajti një dështim diplomatik vizitën e Siljanovska-Davkovës në Sofje, ndërsa diplomatët komentuan për TV Telma se ajo që ndodhi ishte shpërfillëse dhe nënçmuese ndaj Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, diplomatë të tjerë nga Shkupi komentuan se vizita e Siljanovska-Davkovës në Sofje nuk ishte zyrtare dhe nuk ishte me ftesë të palës bullgare, prandaj takimi i saj në ndërtesën e Administratës së Presidentit ishte joformal dhe protokolli nuk kërkonte vendosjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut./BTA-KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024