Presidenti bullgar hap ngjarjen e nivelit të lartë në pavijonin bullgar në COP29
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Presidenti bullgar hap ngjarjen e nivelit të lartë në pavijonin bullgar në COP29
3 javë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev hapi të martën një veprimtari të nivelit të lartë mbi "E ardhmja e konkurrencës Net-Zero" në pavijonin bullgar në COP29, në Konferencën e OKB-së për Klimën, në Baku.

Një panel mbi konkurrencën e ekonomive me zero karbon mblodhi së bashku Iliana Ivanova, Komisioneren Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Diana Urge-Vorsatz, Zëvendëskryetaren e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), Ambroise Fayolle, Zëvendës President i Bankës Evropiane të Investimeve, Jurgen Rigterink, Zëvendës President i Parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe ish-Ministrin e Mjedisit dhe Ujërave i Bullgarisë Julian Popov.

Kjo është hera e dytë radhazi që Bullgaria merr pjesë në një samit COP me pavijonin e saj, që është një demonstrim i qartë i ambicieve të vendit për të marrë pjesë në diplomacinë klimatike dhe për të kontribuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike, tha Radev.

"Ndryshimet klimatike tani kërcënojnë jo vetëm njerëzit dhe mjetet e jetesës, jo vetëm njerëzit dhe ekonomitë, por paqen dhe sigurinë globale. Ngjarjet ekstreme të motit - nga përmbytjet te zjarret dhe thatësirat – që po bëhen më të shpeshta dhe shkatërruese. Kjo situatë kritike kërkon veprim dhe vëmendje të integruar nga të gjithë ne, nga niveli i lartë politik e deri te ai ekspert, besoj se rruga për të arritur zgjidhje të qëndrueshme është arritja e suksesit përmes bartjes së përvojës dhe njohurive”, tha Radev./BTA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024