Premier Liga refuzon apelin e Liverpoolit, Jones mungon tri ndeshje
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Liverpoolit, Curtis Jones do t’i mungojë klubit për tri ndeshjet e ardhshme për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Liverpooli e kishte apeluar kartonin e kuq të Jones, por që sot Premier Liga e ka refuzuar këtë apel, raporton KosovaPress.

Jones fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Yves Bissoumas në minutën e 26’ të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Sidoqoftë, pas intervenimit të VAR-it, kartoni i verdhë u anulua, dhe Jones u ndëshkua direkt me të kuq.

Jones nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Liverpoolit kundër Brightonit, Evertonit dhe Nottingham Forestit këtë muaj.

Gjithashtu, Diogo Jota është i suspenduar me vetëm një ndeshje pas largimit me të kuq nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë, dhe kështu mungon për ndeshjen ndaj Brightonit.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
90
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024