Premier Liga merr vendim për VAR gjysmë-automatik
Premier Liga ka vendosur që mos të prezantojë teknologjinë e VAR-it gjysmë-automatik, që ishte përdorur me sukses në Kupën e Botës në Katar, por do të vendose më shumë kamera në fushë.
“Mail Sport” bëri të ditur në muajin prill që Premier Liga po e konsideronte të përfshijë teknologjinë SOAT, e cila përfshin inteligjencën artificiale e cila do të monitorojë gjymtyrët e lojtarëve nëse ato kanë qenë në pozitë jashtë loje, raporton KosovaPress.
Një sinjal më pas shkon te VAR-i, me teknologjinë që është e aftë të përcaktojë nëse lojtari ishte në pozitë jashtë loje brenda një sekonde.
SOAT u përdor me sukses edhe gjatë finales së Ligës së Konferencës të së mërkurës mbrëma mes Fiorentinas dhe West Hamit.
Por, Premier Liga nuk do të jetë në garë për përdorim e kësaj teknologjie, pavarësisht miratimit të saj nga LaLiga në Spanjë përpara sezonit të ardhshëm.